E akuzuan Albin Kurtin se është antiamerikan, këta janë politikanët e Kosovës në listë të zezë të SHBA-ve

Aktuale

E akuzuan Albin Kurtin se është antiamerikan, këta janë politikanët e Kosovës në listë të zezë të SHBA-ve

Nga: A.M. Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 12:47
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdimisht po kritikohet nga opozita për qasjen e tij ndaj politikes ndërkombëtare, posaçërisht atë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Familja e ish-veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, ka bërë një postim në Facebook, ku u ka quajtur qesharakë disa politikanë të cilët e paraqesin vetën e tyre si proamerikan.

Postimi i plotë:

Sa qesharake  duken disa karikatura politike-mediatike kur paraqesin vetveten  me proamerikan se Albin Kurti, teksa janë pjesë e listës se zezë amerikane aktualisht edhe partneret e tyre verior tani e tutje banojnë në atë listë të zezë(Bardhë😜)

 dhe ju shtroni pyetjen e radhës ; psh  a ka  a s`ka Albin Kurti vizë për Amerikë?

pra Albin Kurti ka vizë për Amerikë.

dhe vazhdohet me pyetje të ngjashme :

a ka vizë për Amerikë Sami Lushtaku?

a ka vizë për Amerikë Daut Haradinaj?

A ka vizë për Amerikë Fatmir Limaj?

A ka vizë për Amerikë Ramiz Lladrovci? etj

pse nuk kanë viza këta 'politikanë’ që të gjithë aktiv në politikë e sidomos në biznese?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat