Këngëtarët që i ikin tatimit, drejtori i ATK-së flet për 89 gjoba

Aktuale

Këngëtarët që i ikin tatimit, drejtori i ATK-së flet për 89 gjoba

Nga: H.O. Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 09:16
Ilustrim

Ilir Murtezaj, drejtori i Administratës Tatimore në Kosovë në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’ ka folur për qytetarët që i shmangën tatimit.

Image
Ilir Murtezaj

Ndër ta, është pyetur edhe për estradën, për të cilët ai thotë se ‘paguan tatim sipas normave që përcaktohen me ligj për këtë aktivitet, ku vetëm në këtë periudhë Janar-Nëntor 2021 janë paguar 408,029 euro tatime dhe janë deklaruar 7.6 milionë euro qarkullim’.

Megjithatë ai thotë se nga ta ka pasur edhe gjoba, gjithsej 89 gjoba.

“Estrada kosovare paguan tatim sipas normave që përcaktohen me ligj për këtë aktivitet, ku vetëm në këtë periudhë Janar-Nëntor 2021 janë paguar 408,029 euro tatime dhe janë deklaruar 7.6 milionë euro qarkullim. Po ashtu, edhe tek kjo kategori kemi pas inspektime dhe si rezultat janë lëshuar 89 gjoba. Mirëpo, duhet theksuar fakti se kjo kategori e bizneseve nga viti 2020 deri më tani nuk është se kanë zhvilluar aktivitetin e tyre sikurse duhet, si shkak i masave anti COVID”, thekson Murtezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat