Ambasada e Japonisë i jep grant për shëndetësi Fondacionit Jahjaga

Aktuale

Ambasada e Japonisë i jep grant për shëndetësi Fondacionit Jahjaga

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 15:46
Në Fondacionin Jahjaga në Prishtinë u mbajt ceremonia e nënshkrimit të grantit të ndihmës japoneze për Projektet Bazë të Sigurisë Njerëzore (GGP).

Sot, në Fondacionin Jahjaga në Prishtinë u mbajt ceremonia e nënshkrimit të grantit të ndihmës japoneze për Projektet Bazë të Sigurisë Njerëzore (GGP).

Në ceremoni, z. Mitsunori OGASAWARA, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, nënshkroi një kontratë granti prej 61,550 € së bashku me znj. Brikena AVDYLI, Drejtore Ekzekutive e Fondacionit Jahjaga, për “Projektin për Sigurimin e Pajisjeve Mamogram, për Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, Kosova Juglindore”.

Në këtë ceremoni morën pjesë z. Mitsunori OGASAWARA, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, znj. Atifete JAHJAGA, Ish Presidente e Kosoves, znj. Dafina Gexha BUNJAKU, zevendes minister e Ministrise se Shendetesise, z. Kadri RAHIMAJ, Kryetar I Komunes se Kamenices, si edhe përfaqësues të Fondacionit Jahjaga. Projekti synon të rrisë shkallën e evidentimit të hershëm të kancerit të gjirit në mesin e banorëve të Kamenicës dhe komunave fqinje, duke përfshirë Novobërdon, Ranillugun dhe Gjilanin, me dhurimin e një pajisje mamografie në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë, duke kontribuar kështu në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit në Kosovën Juglindore.

Përfitueset e pritshme janë rreth 22,600 gra të rajonit. Qeveria e Japonisë prezantoi për herë të parë GGP në vitin 1989 me qëllim që të plotësonte nevoja të ndryshme socio-ekonomike në vendet në zhvillim. Kjo skemë ndihmon OJQ-të dhe institucionet publike lokale në përpjekjet e tyre për t'iu përgjigjur nevojave të ndryshme zhvillimore në nivelin bazë. Kjo synon të përmirësojë Nevojat Bazë Njerëzore duke synuar kryesisht fushat e shëndetit, arsimit, mjedisit dhe mirëqenies sociale. Kjo ka për qllim të përmbushë nevojat e ndryshme të komuniteteve lokale dhe të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e komuniteteve bazë duke mbështetur drejtpërdrejt aktivitetet e zhvillimit në një mënyrë të shpejtë dhe të saktë.

Në Kosovë, Japonia ka zbatuar skemën GGP edhe para se vendi të fitonte pavarësinë. Deri më sot, shuma e përgjithshme e GGP-së japoneze pas pavarësisë së Kosovës arrin në 3,208,710 euro për 50 projekte (përfshirë 1 GGP Kulturore) në mbarë vendin.

Image
Në Fondacionin Jahjaga në Prishtinë u mbajt ceremonia e nënshkrimit të grantit të ndihmës japoneze për Projektet Bazë të Sigurisë Njerëzore (GGP).
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat