Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozic të premten në Kosovë

Aktuale

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozic të premten në Kosovë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 15:31
Mario Banozic

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të premten, më 17 dhjetor, duke filluar nga ora 9:00, do të presë në vizitë zyrtare delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Mario Banozic.

Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takim.

Më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.

Pas këtyre takimeve,  do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë dhe pastaj do të ketë adresim për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat