Vëllai i komandant Malishevës i kërkon përballje Vehbi Kajtazit: Ku janë ato 3 milionë, si e paska ditur Ali Ahmeti se...

Aktuale

Vëllai i komandant Malishevës i kërkon përballje Vehbi Kajtazit: Ku janë ato 3 milionë, si e paska ditur Ali Ahmeti se...

Nga: P.R Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 20:39

Deklarata e gazetarit Vehbi Kajtazi, se grupi i “Kumanoves” është një bandë kriminale, ka nxitur shumë reagime në opinionin publik.

Një ndër ata që i ka reaguar Kajtazit është edhe Dardan Krasniqi, vëllai i Muhamet Krasniqit, u njohur si komandant Malisheva, i cili është i dënuar më burgim të përjetshëm si pjesë e grupit të “Kumanovës”.

“Vehbiun, kurrë në asnjë debat kur flitët se si bandat e kriminelët në veri të Kosovës, bëjnë lloj lloj krimi dhe cenojnë e sfidojnë çdo ditë shtetin tonë organet e sigurisë e KFOR-in, nuk fletë për to me gjuhën pasionin e zellin që foli për Grupin e Kumanovës, e që ky grup i ka 10 dëshmor, përveq që edhe në keto tema e keni dëgjuar se si kritikon e fyen institucionet tona për ndërhyrjet atje, duke legjitimuar bandat e vërteta serbe e në anën tjetër mohon e shpifë të vërtetën e historisë se një grupi, e një kombi e një lufte!.. “, shkruan ndër tjerash Dardan Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Mbi Vehbiun mbrëmë!

... Krejt në rregull me atë që e mendon dhe e thotë Vehbi Kajtazi, por edhe të tjerët që ndajnë mendim të njëjtë me të! Nuk është çudi! Ne e dimë që në vitin 1998 Adem Jasharin, po të tillë shqiptar në mes të Prishtinës e Ismet Jasharin-Kumanovën në mes të Shkupit i kanë quajtur kriminel, terrorist, banda, ashtu siç thoshte edhe Millosheviqi në Beograd. Madje edhe sot janë në listat e tyre si të tillë.

Ajo që unë marr shkas më e komentu mbi atë që mbrëmë e tha; është, se ka ky zell e pasion i madh për të ndertu të paverteta, përderisa edhe në krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut partnerët e koalicionëve (Shqiptar e Maqedon) po bëjnë marrëveshje edhe me pikat: që të zbulohën rastët e montuara të ndodhura atje!

Si çdo natë edhe mbrëmë e kam përcjellë me qetësi debatin - edhe pjesën (boom) në lëshimin e gjuhës!

Vehbiun, kurrë në asnjë debat kur flitët se si bandat e kriminelët në veri të Kosovës, bëjnë lloj lloj krimi dhe cenojnë e sfidojnë çdo ditë shtetin tonë organet e sigurisë e KFOR-in, nuk fletë për to me gjuhën pasionin e zellin që foli për Grupin e Kumanovës, e që ky grup i ka 10 dëshmor, përveq që edhe në keto tema e keni dëgjuar se si kritikon e fyen institucionet tona për ndërhyrjet atje, duke legjitimuar bandat e vërteta serbe e në anën tjetër mohon e shpifë të vërtetën e historisë se një grupi, e një kombi e një lufte!..

- Ai përmes këtij fjalori sfidoi prapë institucionët në Kosovë dhe në këtë pikë deshta me e ngritë disa tema:

- Vehbi a duhët me shku në Gllogjan e Velani tek varrezat e dëshmorëve ku janë të vorrosur "10 kriminel nga lagjja e trimave" e me i heq zvarrë nga aty sepse nuk janë dëshmor por kriminel!?

- Vehbi si e paska ditur Gruevski e Ali Ahmeti rastin që do të ndodhë, e paskan ardhë në Kosovë me e ndalë!?

- Vehbi ku janë ato 3 milion?

Të lutëm bash ne bëjmë shumë përpjekje për ti zbardhë keto, je i lutur që me i argumentu! Do i ndihmojshe shumë proqesit.

Por, Vehbiu është më i menqur se kaq!

Vehbiu për nga ajo çka përfaqson në debate e në disa tema, dhimbëshmërisht del të jetë siç thotë populli, e unë e shumë si unë e ju si gjeneratë e kohës, kemi dëgjuar shpesh në oda e ndeja nga pleq të menqur gjatë përjudhës së vështirë 1992-1999, duke thënë për tipat si ky "hiqu bir se ky del ma shka se shkau" e që sinqerisht nuk kisha dashur që asnjë shqiptar të jetë i tillë!

Populli do thoshte edhe atë proverbën mbi hajnin: Babë e zuna hajnin, tha biro lëshoje, tha po e lëshojë por ai nuk po më lëshon!

Për shumë të thëna e të paverteta që tha mbrëmë tash e pas, njeriu i nderuar, gazetari Ermal Panduri na e ka borxh një përballje të shpejt me debat argumentues!...

Deri atëherë e sa të kemi frymë, janë pikërisht tipat si ky e mirë që janë sepse arrijnë të motivojnë edhe kur nuk ke më asnjë pikë gadishmerie që me luftue për komb dhe të vërtetat e saj!

Ajo çka nuk të vret, të bënë më të fortë!

I dashur Vehbi, fjalë është e lirë por çmimi i saj është i shtrejt, e për çmimin e saj shumë njerz kanë dhënë ndjersë e mundë, sakrificë e gjak që ti NUK ke të drejt në aso mënyra me shpreh ulurimë nëpër studio televizive!

Tek e fundit insikti i vetmbrojtjës është unik dhe se kemi shpikur ne! Edhe ne jemi një farë pushteti në këtë vend, jemi pushteti qytetar që nuk lejojmë keso diskursi të gjuhës e cila të vetmën shkas e ka sa më shumë trubullina, dhimbje e lëndime pa shkas!

Miqsisht Vehbi, ndale zellin e pasion për të keq!

Shnet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat