Flet babai i nxënësit të plagosur në Gllogjan, tregon gjendjen e tij shëndetësore

Aktuale

Flet babai i nxënësit të plagosur në Gllogjan, tregon gjendjen e tij shëndetësore

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 22:56
Pamje e autobusit ku ndodhi tragjedia në Gllogjan

Kanë kaluar më shumë se dy javë nga rasti tragjik në Gllogjan, ku pas një sulmi me armë në drejtim të autobusit mbetën të vrarë tre persona, dy nxnënës dhe shoferi. Autobusi që udhëtone në linjën Gjakovë-Gllogjan, barte dhjetra nxënës të shkollës së mesme, ku dy prej tyre mbetën të vdekur nga ky sulm makabër.

Plumbat e armës kallashnikov, ishin vdekjeprurës për shoferin e dy nxënësit, mirëpo një nxënës tjetër mbeti i plagosur.

E familjarët e nxënësit që u plagos në këmbë nga fshati Dubravë i Deçanit, kanë këtë të hënë për Demos, ku kanë treguar gjendjen e tij shëndetësore.

“Gjendjen shëndetësore e ka të mirë, ka filluar nga pak me lëshu këmbën në tokë, në atë mbrëmje ja kanë hequr plumbin mjekët”, është shprehur babai i Fliantit, Afrim Turkaj.

Ai tutje është shprehur se djali i tij që është edhe nxënës i vitit të parë në Shkollën e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë, nga trajtimi që po merr nuk po mundet me i vazhdu edhe mësimet, mirëpo edhe mësuesit sipas tij po e ndihmojnë në këtë drejtim.

“Në shkollë nuk po mundet akoma me shku, por mësuesit po i ndihmojnë e po ja përcjellin mësimet në forma të ndryshme, në bazë të atyre po mëson edhe djali”, është shpehur Turkaj.

Babai i nxënësit të plagosur ka thënë që nga ajo mbrëmje askush nga institucionet nuk është interesuar për gjendjen e djalit të tij.

“Që nga ajo natë, askush nga institucionet nuk është interesuar për gjendjen e djalit, e atë familjare”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat