​Përfundon seanca në Hagë, dëshmitari i dhjetë do të dëgjohet edhe nesër

Aktuale

​Përfundon seanca në Hagë, dëshmitari i dhjetë do të dëgjohet edhe nesër

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 11:02
Salih Mustafa para Gjykatës Speciale

(E plotësuar 16:20)  Ka përfunduar për sot seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Në Dhomat e Specializuara në Hagë është dëgjuar dëshmitari i dhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe i njëjti do të vazhdojë dëshminë edhe nesër.

Dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së është dëgjuar në seancë të mbyllur përveç një pjesë të shkurtë ku seanca ka vijuar e hapur për publikun.

Aty, dëshmitari me kodin W4674 ka thënë se ka marrë pjesë në zhvarrimin e një personi.

Dëshmitari i mbrojtur ka thënë se i ka parë dy trupa të pajetë në një varr por njërin e kanë lënë aty meqë sipas tij ishte person i panjohur.

Në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre nëntë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur.

Gjykimi ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Dëshmitari në rastin e Mustafës: E kemi gjetë një varr me dy trupa

Në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa në Hagë, dëshmitari i dhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka përmendur dy persona të pajetë dhe ka thënë se e ka zhvarrosur njërin prej tyre.

Derisa është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë, dëshmitari i mbrojtur i cili mban kodin Ë4674, ka thënë e ka gjetur një varr me dy trupa por sipas tij njëri prej tyre ishte i panjohur për të.

Dëshmitari: I kemi gjetur dy trupa, njërin e kemi zhvarrosur

“Trupin e parë e veç kemi zbuluar dhe e kemi vërejtur që nuk është, i panjohshëm është, dhe nuk e kemi prekur më shumë e kemi mbuluar prap. Në tjetrën anë kemi gjetur një trup të njohshëm, edhe atë si e kemi vërtetuar që është e kemi mbuluar edhe atë prap dhe kemi shkuar në shtëpi. Pas dy dite kemi shkuar me traktor dhe e kemi zbuluar e kemi marrë dhe e kemi pru në shtëpi, e kemi varrosur”, ka thënë dëshmitari i cili po dëgjohet nën masa mbrojtëse të sigurisë.

Sipas dëshmitarit, trupi tjetër për të cilin ka thënë se nuk e ka njohur, ka mbetur aty.

Dëshmitari: Njërin trup nuk e kemi zhvarrosur

“Herën e dytë kur kemi shkuar e kemi zhvarros trupin dhe e kemi qit në traktor e kemi pru në shtëpi. Trupin tjetër veç e kemi mbuluar me dhe aty ka mbetur”, ka thënë dëshmitari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Dëshmitari i mbrojtur po dëgjohet në seancë të mbyllur, përjashtuar këtu disa minuta kur seanca ka qenë publike.

Gjithashtu, pyetjet e avokates së viktimave janë zhvilluar në seancë të mbyllur, ndërsa avokati mbrojtës do t’i parashtrojë pyetjet pas një pauze.

Në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre nëntë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur.

Gjykimi ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

***

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar të dëgjohet dëshmitari i nëntë në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.

Dëshmitari i nëntë në gjykimin e Mustafës, tha se ka gjetur një varr me dy trupa, njërin prej të cilëve e njihte.

“Trupit të parë ia kemi zbulu ftyrën, e kemi pa që osht i panjofshëm edhe nuk e kemi prek ma, në tjetrën anë e kemi nxjerrë trupin tjetër që u kanë i njofshëm edhe e kemi mbulu prapë”, ka thënë ai.

Dëshmitari tregoi se pas dy ditësh kanë shkuar dhe e kanë nxjerrë nga varri personin që e njihnin dhe e kanë dërguar për ta varrosur në shtëpi.

“Mas dy dite kemi shku me traktor edhe e kemi marrë edhe e kemi pru prej shpie, e kemi varrosë”, shtoi ai.

Ndërkaq për trupin e panjohur tha se e kanë lënë aty ku e kanë gjetur.

“Trupin tjetër veç e kemi mbulu me dhe edhe qaty ka metë”, ka vazhduar ai.

E për tiparet që e karakterizonin të panjohurin, dëshmitari tha se nuk e mbante mend mirë, pasi trupi kishte filluar të kalbej.

“Dy dhomtë e parë i ka pasë të gjatë edhe të zi, nëpër rroba nuk e kemi zbulu, veç ftyrën ia kemi zbulu. Ka pasë diku moshë mesatare…Nuk muj me thanë u doke si zeshkan po kish fillu me u prish, si zeshkan, i dobtë e ftyrën e gjatë”, tha ai.

Seanca ka kaluar në dëgjim privat.

***

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ku po dëgjohet dëshmitari i dhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Pyetjet e ZPS-së për dëshmitarin e mbrojtur kanë filluar me seancë të mbyllur me kërkesë të prokurores Silvia D’Ascoli.

Dëshmitari i dhjetë, i cili mban kodin W04674 po dëgjohet nën masa mbrojtëse të sigurisë, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur për publikun.

Në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës deri tani kanë përfunduar dëshminë e tyre nëntë dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur.

Gjykimi ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Dëshmon dëshmitari i radhës në rastin e Mustafës

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës, i akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime lufte. Sot do të dëgjohet dëshmitari i radhës në rastin e Mustafës.

Aktakuza ndaj Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020.

Ai ngarkohet me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror.

Ai akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Salih Mustafa në këtë seancë do të jetë i pranishëm me videolidhje.

Prokuroria ka paralajmëruar se shumica e pyetjeve ndaj dëshmitarit duhet të shtrohen në seancë të mbyllur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat