Kjo është mosha mesatare e mjekëve që po ikin nga Kosova

Aktuale

Kjo është mosha mesatare e mjekëve që po ikin nga Kosova

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 18:47
Pleurat Sejdiu

Pagat e ulëta e kushtet e punës jo të mira po i detyrojnë mantelbardhët që të lënë punën në ShSKUK.

Nga sektori publik për të punuar në atë privat shkuan hiq më pak se 50 mjekë, të gjithë këta specializantë.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

“Gjate vitit 2021, janë larguar 150 mjekë, 11 specialist, 71 specializantë dhe 68 mjekë të përgjithshëm”, është shprehur Sejdiu.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve, Kosova shumë shpejt do të mbetet pa mjekë, pasi atë që po e lëshojnë Kosovën mesataren e moshës e kanë 30 vjet.

“Mosha mesatare e atyre që janë larguar është rreth 30 vjet”, ka thënë Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat