"Amerika i futi në listën e zezë dy kriminelët serbë, ndërsa Ramushi i priti tetë orë nga Beogradi për..."

Aktuale

"Amerika i futi në listën e zezë dy kriminelët serbë, ndërsa Ramushi i priti tetë orë nga Beogradi për..."

Nga: H.O. Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 08:25
Ilustrim

Publicisti dhe profesori Binak Maxharraj në një postim të tij në Facebook ka kritikuar Ramush Haradinajn duke i thënë ‘lësho rrugë se politika nuk po të ecë’.

Maxharraj thotë se Haradinaj po e kritikon Kurtin, mirëpo nuk është Kurti ai i cili u takua kriminelët e veriut Radojqiҫin dhe Veselinoviqin.

Ndërsa tani, thotë Maxharraj, kur Amerika futi në listën e zezë këta dy persona, me të cilët ti takohesh dhe pi kafe, duhet të largohesh edhe ti nga politika, sikurse shokët e tu, Hashimi, Veseli, Mustafa, Pacolli dhe Limaj.

Postimi i plotë:

EU RAMUSH ZEZA,EU....

(...ani kur po e kritikon Albinin me tu qu tuga...o Ramush ti e din se nuk tutet arusha me shosh..).

O Ramush ik, lësho pe, lësho rrugë se diçka politika nuk po të ecë, po ngaterrohesh në të, po merr n'uthe gati sa s'po rrëzohesh.

Po e kritikon Albinin për fusnotën e cila nuk është pjellë e tij, por PAN mafies, e lute me e kthye Çakorrin të cilin ti me dorën tënde e humbe.

E bërë për karrierë, për një karrigë gjysmë metre të kryeministrit në këmbim me 8200 hektar tokë.

Por, prap kur Albini nuk ua futi kriminelëve të veriut në krye me Radojçiqin dhe Veselinoviqin, ti u takove me ta në një restorant të Prishtinës, por edhe me keq u quditë krejt bota kur të panë me ta duke pirë kafe në Kryeministri.

Por edhe tu desht më i pritë 8 orë derisa të mbërrijnë në Prishtinë nga Beogradi kë e kishin marr izën për me ta votu qeverinë sepse qeveria e jote nuk mund të formohej pa ndihmën e tyre.

Por, sot këtyre kriminelëve serbë, bosave të mafisë politike dhe ekonomike në veri dhe krejtë Serbinë u doli boja. Sot Amerika ua qiti të gjitha të zezat për dritë, i futi në listën e zezë fut si katrani si njerëz kriminelë mafiozë, kontrabandist të cilët siç u tha në atë farë listën e zezë të Amerikës paskan qenë të lidhur edhe me bosat dhe liderët shqiptarë.

Pra shko,Ramush ikë, lësho rrugë je mbetë vetëm si Mohinikani i fundit, sepse të shkuan shokët si Hashimi, Veseli, Mustafa, Pacolli dhe Limaj. Kurgjë nuk mund të bësh pa ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat