Naim Maloku: A e morët vesh Amerikën, a e more vesh edhe ti Albin?

Aktuale

Naim Maloku: A e morët vesh Amerikën, a e more vesh edhe ti Albin?

Nga: P.R Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 20:56
Naim Maloku

Gjenerali i UÇK-së dhe politikani, Naim Maloku përmes një postimi në facebook ka reagua pas vendimit të fundit të Departamentit të Thesarit të ShBA-së që Millan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq, bashkë me 11 serbë të tjerë nga Kosova u futen në listën e zezë.

“A e morët vesh Amerikën apo po kërkoni edhe me jua vizatu? Berisha, Ilir Meta, Veselinoviqi, Radojçiqi dhe aleatët e Tyre në Maqedoni, Kosovë e Serbi NON GRATA! A e more vesh edhe Ti Albin?”, ka shkruar Naim Maloku, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se sipas thesarit të ShBA-së, Veselinoviq bashkëpunonte me zyrtarë të Kosovës.

“Grupi gjithashtu ka komplotuar me politikanë të ndryshëm në disa marrëveshje quid pro quo, duke përfshirë ryshfetin në fillim të vitit 2019 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë për të lejuar operacionet e tyre të kontrabandës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ryshfetin e fundit të vitit 2017 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë kufitare për të lejuar kalimin e sigurt për kontrabandistët”, thuhet në këtë komunikatë, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat