​Memli Krasniqi takohet me kryetarin e Alternativës Afrim Gashi

Aktuale

​Memli Krasniqi takohet me kryetarin e Alternativës Afrim Gashi

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:34
Pamje nga takimi i Krasniqit me Gashin

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka takuar sot kryetarin e Alternativës në Maqedoninë Veriore Afrim Gashi.

Krasniqi me këtë rast ka përgëzuar Gashin për vendimin e kësaj partie që bëhet pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoninë Veriore.

Ai tha njëherësh se ky është vendim i drejtë, në funksion të përmirësimit dhe fuqizimit të pozicionit të shqiptarëve në këtë shtet.

Në takim u diskutua edhe për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe në Maqedoni Veriore dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy partive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat