Kurti priti në takim diplomatin Shaban Murati

Aktuale

Kurti priti në takim diplomatin Shaban Murati

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:16
Kurti priti në takim diplomatin Shaban Murati

Gjeopolitika kombëtare dhe sjellja e hapave të domosdoshëm shtetërorë ishin tema e bisedës së takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me diplomatin nga Shqipëria, Shaban Murati.

Kryeministri shprehu kënaqësinë për takimin, që siç tha ai, zbulon rezonanca mendimi aq prospektive pas aktivitetit e përvojës së gjatë diplomatike të z. Murati, me mendimin politikan që mban posti i Kryeministrit.

Në udhë të ndryshme, në metoda të ndryshme analitike ne kuptuam koherencën e plotë në qëndrime kur pikënisja është e qartë: shteti në funksion të kombit, tha kryeministri.

Shaban Murati ka qenë ish-drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë. Ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë. 

Ai është autor i shumë librave dhe analizave për çështjet e Ballkanit, të diplomacisë, të marrëdhënieve ndërkombëtare, të kulturës dhe artit.

Image
Kurti priti në takim diplomatin Shaban Murati
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat