Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do të shpallen non-grata edhe 11 zyrtarë të tjerë të korruptuar

Aktuale

Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do të shpallen non-grata edhe 11 zyrtarë të tjerë të korruptuar

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 17:55
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken njofton për sanksione të reja dhe ndalesa për marrje vizash drejt SHBA-së për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.

Zyrtari amerikan i ka dhënë këto detaje me anë të një postimi në Twitter, në ditën ndërkombëtare anti-korrupsion.

“Në ditën ndërkombëtare Anti-Korrupsion, SHBA-ja do të vendosë sanksione dhe ndalesa vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë.

Së bashku ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Blinken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat