Kurti priti në takim Konsullin e nderit të Kosovës në Bursa, Fahrettin Gulener 

Aktuale

Kurti priti në takim Konsullin e nderit të Kosovës në Bursa, Fahrettin Gulener 

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 17:14
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, kanë pritur sot në takim Konsullin e nderit të Kosovës në Bursa​, Fahrettin Gulener  dhe Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gunduz.

Njoftimi:

U vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe u shpreh gatishmëria për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi edhe ndërmjet komunave dhe shkollave të ndryshme të të dy shteteve.

Image
Pamje nga takimi

U bisedua për bashkëpunim me qytetin e Bursas, ku jeton komunitet i madh i shqiptarëve, për mundësitë për trajnime dhe aftësim profesional, si dhe për kursin e gjuhës shqipe në “Qendrën Kulturore të Kosovës” në Bursa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat