Mediet e Vuçiqit e sulmuan, reagon Shaip Kamberi

Aktuale

Mediet e Vuçiqit e sulmuan, reagon Shaip Kamberi

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:01
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj medieve në Serbi të cilat vazhdimisht e kanë sulmuar atë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar disa nga titujt e lajmeve të publikuara në mediet e afërta me pushtetin në Serbi.

Kamberi ka thënë se këto mediume janë të kontrolluara nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tutje ai shtonë se këto presione nuk do ta ndalin betejën e tyre për të drejta.

“Presionet që vijnë nga mediumet e kontrolluara nga A. Vuçiq nuk mund ta ndalin betejën tonë për të drejta”, shkruan Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat