AKP miraton strategjinë për përmbylljen e proceseve kryesore të saj

Aktuale

AKP miraton strategjinë për përmbylljen e proceseve kryesore të saj

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 15:59
AKP

Bordi i drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme ka miratuar strategjinë e përmbylljes së proceseve kryesore të AKP-së, në veçanti për afatet kohore të nevojshme për implementim të saj.

“Pas shqyrtimit të detajuar Bordi i drejtorëve miratoi strategjinë për përmbylljen e proceseve kryesore të AKP-së”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim, bordi i drejtorëve pas shqyrtimit miratoi edhe planin vjetor të punës dhe performancës për vitin 2022.

Veç kësaj, bordi i drejtorëve, diskutoi dhe miratoi shpalljen e konkursit për pozitën e drejtorit menaxhues të AKP-së, në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat