Nxënësit shpërthejnë në lot kur kthehen në klasë pa Gentën e Ledionin që u vranë në Gllogjan

Aktuale

Nxënësit shpërthejnë në lot kur kthehen në klasë pa Gentën e Ledionin që u vranë në Gllogjan

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 20:53
Pamje nga videoja

Në ditën kur filloi mësimi pas festave të nëntorit, shokët e shoqet kujtojnë dy nxënësit e vrarë në Gllogjan.

Veshjet e tyre kanë një simbolikë.

Ngjyra e bardhë në rrobat e tyre shfaq shpirtin e miqve të tyre, Gentës e Ledionit, kurse ajo e zeza, ngjarjen e trishtë që atyre iu ndodhi.

Para se të nisin mësimin, qindra nxënës të shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë, po ndezin qirinj në nder të shoqes e shokut të tyre, që u vranë në rrethana ende të paraqarta të premten që shkoi.

Shoqja e Gentianës, që qëndroi me të deri pak momente para ngjarjes tragjike, thotë se më të kishin plane miqësie të gjata.

Lidhje të fortë me gjimnazisten kishin edhe shoqet tjera të klasës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat