Flet prokurori i rastit për tragjedinë në Gllogjan: Janë disa pista të hetimit

Aktuale

Flet prokurori i rastit për tragjedinë në Gllogjan: Janë disa pista të hetimit

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 22:33
Prokurori i rastit për ngjarjen në Gllogjan

Prokurori i rastit për ngjarjen në Gllogjan ka thënë para mediave se janë disa pista të ndryshme të hetimit.

Ai tha se për momentin s’ka ndonjë motiv të caktuar që dyshohet se ka mundur të çojë deri në ngjarjen ku mbetën të vrarë tre persona, por se janë duke punuar në zbardhjen e autorëve të mundshëm të krimit.

“Ka pista të ndryshme të hetimit. Për momentin s’kemi motiv të caktuar dhe s’kemi informata që të ndajmë me ju”.

“Nuk mund të flasim as për numrin e personave të dyshuar por vetëm jemi duke punuar në drejtim të identifikimit të kryerësve të këtij krimi tragjik”, është shprehur ai.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme dy nxënës dhe shoferi i një autobusi kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me armë zjarri ndërsa një nxënës tjetër është i plagosur por jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat