Prokuroria jep detaje për vrasjen në Deçan

Aktuale

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Deçan

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:40
Ilustrim

Më herët u raportua se një autobus i cili shkonte nga Deçani për në drejtim të Gllogjanit është gjuajtur me kallashnikov. Media ka mësuar se si pasojë e të shtënave ka vdekur shoferi i autobusit.

Sulmi ka ndodhur në një autobus me nxënës që po qarkullonte në këtë zonë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, e ka konfirmuar rastin.

“Dyshohet se ka te shtëna me arme zjarri ne drejtim te një autobusi me nxënës, prokurorja kujdestare është nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”.

Media ka mësuar se ka edhe persona të tjerë të plagosur.

Kujtojmë se Policia kanë konfirmuar rastin  dhe kanë thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Sot rreth orës 19:00 jemi njoftuar se është gjuajtur në drejtim të autobusit në fshatin Gllogjan me armë zjarri nga persona të panjohur. Dy persona kanë pësuar lëndime, nuk e dijmë se a janë lëndime të lehta apo të rënda”, kanë thënë nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat