Propozimi i Ramës për Kurtin: Të kemi një abetare të unifikuar të gjuhës shqipe!

Aktuale

Propozimi i Ramës për Kurtin: Të kemi një abetare të unifikuar të gjuhës shqipe!

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 10:38
Pamje nga takimi

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipëri-Kosovë që po mbahet këtë të premte në Elbasan, Kryeminsitri Edi Rama propozoi krijimin e një abetareje të unifikuar për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Ne kemi dakordësuar në qeveri në mbledhjen e fundit që të punojmë që në vitin e ardhshëm që është dhe jubilar për pavarësinë e vendit tonë të kemi gati abetaren e unifikuar. 

Abetarja është një libër themelor për këdo që hyn në rrugën e arsimit… Me shumë kënaqësi dua që ta ndajmë së bashku këtë objektiv, në mënyrë që nëse biem dakord sot, të kemi një abetare të gjuhës shqipe në Shqipëri në Kosovë, e më pas ta kemi në të gjithë trojet apo në të gjithë hapësirat ku fëmijët mësojnë gjuhën shqipe.

Do na duhet një punë cilësore për të bërë një libër të shenjtë laik të gjithë shqiptarëve” – tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat