Armend Agolli tregon çka i kishte thënë Isuf Haklaj për vrasjen e Tahir Zemajt: Ato fakte nuk u treguan kurrë

Aktuale

Armend Agolli tregon çka i kishte thënë Isuf Haklaj për vrasjen e Tahir Zemajt: Ato fakte nuk u treguan kurrë

Nga: P.R Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 20:15
Armend Agolli

Ish kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga radhët e LDK-së, njeherit edhe ish ushtar i UÇK-së në Koshare, doktor Armend Agolli, përmes një postimi në fcaebook ka treguar se çfarë i kishte thënë polici Isuf Haklaj, pak ditë para se të vritej për zbardhjen e vrasjes së kolonel, Tahir Zemajt.

“Sa herë takoheshim, me Isufin i kujtonim ngjarjet nga e kaluara; bisedonim për Kosharen legjendare; për përpjekjet e tij për të krijuar një polici të fuqishme mbarëshqiptare... Qysh atëherë më fliste për krime ekonomike, për korrupsionin, për pasurimin marramendës të njerëzve përmes hajnive... Më tregoi edhe për atë se po e hetonin rastin e vrasjes së kolonelit, Tahir Zemajt, djalit të tij, Enisit, dhe kushëririt, Hasanit. Pak ditë pas vrasjes, kishin mbledhur shumë fakte për zbulimin e vrasjes së kolonelit Zemaj, por ato fakte nuk u treguan më kurrë”, shkruan ndër tjerash, përcjellë “Bota sot”.

Postimi:

18 vite më parë Sebahatja dhe Isufi u vranë në një pritë të organizuar. As vrasja e tyre mizore dhe as autorët e saj nuk u ndriçuar kurrë.

Është koha e fundit që organet e drejtësisë ta zbardhin rastin më tragjik të kohës...

Me Isufin u takova gjatë luftës, në Koshare, ndonëse takimet i vazhduam edhe në kohë paqeje. Nganjëherë vinte edhe në spital, sepse vuante nga ishiasi (Hernia Diskale).

Sa herë takoheshim, me Isufin i kujtonim ngjarjet nga e kaluara; bisedonim për Kosharen legjendare; për përpjekjet e tij për të krijuar një polici të fuqishme mbarëshqiptare... Qysh atëherë më fliste për krime ekonomike, për korrupsionin, për pasurimin marramendës të njerëzve përmes hajnive... Më tregoi edhe për atë se po e hetonin rastin e vrasjes së kolonelit,Tahir Zemajt, djalit të tij, Enisit, dhe kushëririt, Hasanit. Pak ditë pas vrasjes, kishin mbledhur shumë fakte për zbulimin e vrasjes së kolonelit Zemaj, por ato fakte nuk u treguan më kurrë.

Shefi i asokohshëm i UNMIK-ut, Harri Holkeri, pati deklaruar se mafia po mbillte frikë në shoqëri.

“Mafia mbështetet në frikën që e krijon, për të siguruar kështu heshtjen tuaj, ndërkohë që në shoqëritë ku kjo frikë dhe kjo heshtje lejohen të mbizotërojnë, kriminelët nuk mund të mposhten asnjëherë..."

Një heshtje e tillë këtu po vazhdon ende, prandaj edhe vrasjet e shumta të pasluftës, që kishin lidhje politike, akoma s'dihet as kush mund t'i ketë porositur dhe as kush i ka kryer.

Si shumëçka tjetër në këtë vend, krejt mbetet në nivel të thashethëmeve të qarshisë apo kafeneve. Fatkeqësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat