Kuvendi formon komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të KPM-së

Aktuale

Kuvendi formon komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të KPM-së

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 19:18
Foto nga seanca e Kuvendit

Me 80 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, prej tyre dy nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, nënkryetar i dytë i komisionit do të jetë deputeti Njazi Isaku, ndërsa anëtarët tjerë, deputetët Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Fitim Haziri, Jeta Statovci dhe Valon Ramadani.

Zëvendëskryetar i parë i komisionit ad-hoc nga Partia Demokratike e Kosovës është Hajdar Beqa dhe Ariana Musliu-Shoshi.

LDK-ja për anëtar të Komisionit ka propozuar deputetin Agim Veliu. Nga AAK-ja anëtare do të jetë deputetja Time Kadriaj, ndërsa nga grupi multietnik Fidan Jilta.

Për këtë pikë të rendit të ditës, Lista Serbe nuk ka qëndruar në sallë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat