Kjo është shuma që përmes tenderëve ka marrë firma, pronari i së cilës u arrestua sot

Aktuale

Kjo është shuma që përmes tenderëve ka marrë firma, pronari i së cilës u arrestua sot

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, Departamentin për Krime të Rënda, kanë arrestuar biznismenin J. M., me dyshimin se ka falsifikuar dokumentacion në aplikimin për një tender në Spitalin Regjional të Gjilanit në vlerë prej 47 mijë euro.

J. M.  në CV-në e tij të prezantuar në rrjeti shkruhet se ka të përfunduar master në Inxhinieri Ndërtimore në Universitetin e Prishtinës në vitin 2008.

Arrestimi i tij erdhi pas dyshimeve se ka falsifikuara licencën e arkitektës në tenderin për renovimin dhe meremetimin e objekteve spitalore të Spitalit të Gjilanit, në vlerë prej 47,058.03 euro.

Image

Tenderi me vlerën më të madhe i fituar nga “Tribune SHPK”, është dhënë nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2019, në vlerë prej 202 mijë eurove për renovimin e ndërtesës.

Pastaj, kompania ka përfituar tender nga Qendra e Studentëve në vitin 2018 në vlerë prej 169 mijë eurove për shtrimin i vinflex në konviktet 1,2,3,4,6 dhe 7.

Vetëm në vitin 2021, “Tribune SHPK” fitoi tri kontrata nga institucionet publike në vlerë prej 78 mijë eurove.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së sotme njoftoi se është marrë masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Dyshohet se, i dyshuari J.S., si pronar i kompanisë ‘’Tribune’’, SH.P.K., Prishtinë, përmes prezantimit të dokumentacionit të rremë, ka arritur që të shpallet fitues në një tender për renovim dhe meremetim të objekteve spitalore, në Spitalin Regjional në Gjilan. Me këto veprime, i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat