​Sërish protestojnë punëtorët e Ferronikelit

Aktuale

​Sërish protestojnë punëtorët e Ferronikelit

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 10:26
Punëtorët e Ferronikelit

Të martën e 23 nëntorit, duke filluar nga ora 12:00 deri në 12:30,

Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Ferronikelit, do të protestojnë sërish para Qeverisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi të sindikatës, protesta do të mbahet më 23 nëntor, duke filluar nga ora 12:00.

“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike. Protesta do të mbahet duke respektuar masat aktuale për luftimin e pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat