“Do të votoja për bashkim me Shqipërinë”, kryeministrit i vjen reagimi i parë: Albin Kurti duhet të tregojë...

Aktuale

“Do të votoja për bashkim me Shqipërinë”, kryeministrit i vjen reagimi i parë: Albin Kurti duhet të tregojë...

Nga: P.R Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 18:28
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se tha se në të ardhmen do të votonte për bashkim me Shqipërinë vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik.

“Në të ardhmen nëse do të prezentohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prap, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka deklaruar Kurti kur është pyetur prerazi se si do të votonte në një referendum për bashkim me Shqipërinë.

E ky deklarim i kryeministrit Kurti ka nxitur reagimin e Valon Muratit, kryetari i Lëvizjes për Bashkim.

Sipas tij, kryeministri Kurti duhet të tregojë sesi bëhet bashkimi, e jo si do të votonte ai në një referendum të mundshëm.

“Kryeministri Kurti për të satën herë prej që është bërë kryeministër deklaron se në rast të një referendumi ai do të votonte për bashkim me Shqipërinë. Në të vërtetë kryeministri do të duhej të na tregonte se çfarë hapash do të ndërmarrë ai për të mundësuar organizimin e një referendumi të tillë. Po ia rikujtoj kryeministrit se bashkimi është i ndaluar me Kushtetutën e Kosovës; se ndryshimi i kushtetutës është i kushtëzuar me votën e 2/3 të deputetëve të pakicave (përkatësisht së paku nja katër deputetë të Listës Serbe do të duhej të votonin për ndryshim); si dhe se referendumi për ndryshimin e kushtetutës po ashtu nuk lejohet me këtë kushtetutë”, ka shkruar ndër tjerash Murati.

“Bashkimi nuk është çështje vullneti por ndalesash e pengesash, si dhe i varur nga konteksti rajonal e ai ndërkombëtar. Kryeministri Kurti duhet të nga tregojë se si do t’i eliminojë këto pengesa e ndalesa e jo të fshihet pas një votimi hipotetik, për të cilin personalisht nuk dyshoj në rezultatin e tij të bindshëm në favor të bashkimit”, përfundon reagimin e tij kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat