Kurti i drejtohet Zoran Zaevit: Tregoje të vërtetën, kush i ngriti kurth “Grupit të Kumanovës”

Aktuale

Kurti i drejtohet Zoran Zaevit: Tregoje të vërtetën, kush i ngriti kurth “Grupit të Kumanovës”

Nga: N. Sh. Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 15:22
“Grupi i Kumanovës”

Pas debatit të ashpër që u zhvillua ditën e djeshme, ku deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, iu drejtua minsitres Albulena Haxhiu se kunati i saj po hetohet për terrorziëm në Maqedoni, ka reaguar sot përsëri kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti,

Kurti përmes një postimi në facebook, ka kërkuar nga kryeministri maqedon, Zoran Zaev, që të tregojë të vërtetën, se kush ua ngriti kurthin “Grupit të Kumanovës”.

Ai thekson se aktakuzën për terrorizëm duhet të ia heqin këti grupi.

Postimi i plotë:

Kryeministri Zoran Zaev të dalë publikisht dhe të na tregojë të vërteten se kush ua ngriti kurthin "Grupit të Kumanovës"?

Këta djemë mund të dënohen për gabimin që e kanë bërë dhe për të cilin mjaftueshëm deri më tani u mbajtën në burg - aktakuzën për terrorizëm duhet ta hiqni.

Republikanët bëjnë thirrje:

FREE KUMANOVA GROUP.

PS. Terroristët e vërtetë sot enden të lirë nëpër Serbi të cilët masakruan me mijëra civilë shqiptarë, pleq, fëmijë, gra dhe burra.

Ish Kryeministri Maqedonisë Gruevski me qeverinë e tij vranë dhe terrorizuan shqiptarët e Iliridës dhe kurrë nuk u akuzuan për këto krime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat