Dardan Sejdiu: Ja pse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Ligjin për Paga

Aktuale

Dardan Sejdiu: Ja pse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Ligjin për Paga

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 00:08
Dardan Sejdiu

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar Ligjin për Paga për shkak se me atë ligj, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ju binte rroga e vogël. 

Këtë Sejdiu e përmendi duke numëruar punët e veta me Grupin e tij Parlamentar sa ishte deputet i Kuvendit. 

“Kemi shtyrë përpara Ligjin për Paga që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese sepse gjyqtarët në Gjykatë Kushtetuese ju binte paga e vogël, e e përdorën Avokatin e Popullit për me rrëzu ligjin që mos me u rrëzu rrogat e veta”, është shprehur Sejdiu. 

“Sot e asaj dite s’kemi ligj për paga. Sot e kësaj dite mjeku specialist në QKUK paguhet 600 euro”, ka thënë Sejdiu.

“Kjo është arsyeja pse mjekët po e lëshojnë Kosovën. Sot s’kemi rrogë të dinjitetshme në Polici”, shtoi Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat