E kaluara kriminale e Leutrim Latifit dhe Ibrahim Qadrakut – Si u lanë të lirë nga drejtësia?

Aktuale

E kaluara kriminale e Leutrim Latifit dhe Ibrahim Qadrakut – Si u lanë të lirë nga drejtësia?

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 16:39
Leutrim Latifi dhe Ibrahim Qadraku

Mëngjesin e 18 nëntorit u arrestuar tre persona të cilët dyshohen për tentim grabitjen të armatosur në një argjendari në Prizren ku mbetën të plagosur pronari dhe djali i tij.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe Leutrim Latifi dhe Ibrahim Qadraku, emra këta të njohur për organet e rendit në Kosovë, por që të njëjtit në po këtë vit u lanë të lirë nga Drejtësia.

Leotrim Latifi është emër i njohur për opinionin publik, duke qenë se i njëjti dyshohet për mbi 15 grabitje të armatosura.

Latifi me vendim të gjykatës më 26 mars të këtij viti i ishte ndërprerë masa e paraburgimit.

Por si arriti të lirohet nga paraburgimi Leutrim Latifi kanë treguar për Gazetën nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Në këtë institucion thonë se një aktakuzë ndaj tij është ngritur nga prokurori i shtetit në muajin mars të viti 2020.

Prokuroria e ngarkon Latifin me 11 vepra penale në bashkryerje me persona të tjerë.

“Prokurori i shtetit, më 18.03.2020, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve L.L., E.Sh., K.Sh. dhe A.S.,  nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer 11 vepra penale të grabitjes dhe veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Zjarrvënia”, të parapara sipas KPRK-së, me ç’ rast prokurori i çështje me rastin e ngritjes së aktakuzës ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve në gjykatën kompetente”, thuhet në përgjigjet e Prokurorisë.

29 vjeçarit i ishte ndërprerë paraburgimit me masën paraqite në stacionin policorë me 26 mars të këtij viti. Tri ditë pas këtij vendimi të Gjykatës, prokurori i shtetit ishte ankuar kundër lirimit të Latifit.

“Më 30.03.2021, prokurori i rastit ka paraqitur Ankesë kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shkak të vendimit mbi ndryshimin e masës së paraburgimit dhe caktimit të masës së paraqitjes në stacionin policor ndaj të pandehurve, pasi ka konsideruar se ekziston rreziku se të njëjtit do të arratisen, të ndikojnë në dëmtimin e provave konkrete, si dhe mund t’i përsërisin veprat e njëjta penale apo mund të kryejnë vepra të tjera penale, prandaj ka kërkuar që të njëjtëve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit”, thuhet në përgjigjet e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë.

29 vjeçari Latifi kishte kryer 19 grabitje të tjera të armatosura.  Në vitin 2019, Latifi ishte arrestuar në Mal të Zi dhe ishte ekstraduar për në Kosovë ku dhe do të duhej të përballej me drejtësinë. Por, kishte ndodhë e kundërta. Pasi ai u lirua këtë vit nga paraburgimi, e u bë pjesë e një grabitje tjetër të rrezikshme, e që për pasojë pati edhe dy viktima të plagosur.

Ndërsa, Gazeta ka mësuar përmes burimeve të sigurta se edhe Ibrahim Qadrakut i ishte ndërprerë masa e paraburgimit me 12 qershor të po këtij viti.

Ibrahim Qadraku ka një profil më të ulët publik, ndonëse i njëjti ishte i dënuar me gjashtë vjet burgim efektiv për grabitjen në hotelin “Swiss Diamond si dhe grabitjen në filialin e bankës “TEB” në Prishtinë, po që u la i lirë nga organet e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat