Besim Ilazi “vijë të kuqe” koalicionit me VV-në

Aktuale

Besim Ilazi “vijë të kuqe” koalicionit me VV-në

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 18:33
Besim Ilazi

Ani pse është shpallur fitues epas balotazhit, Partisë Demokratike të Kosovës për të votuar disa vendime në Kuvendin Komunal të Kaçanikut i duhet shumica.

PDK-ja në këtë komunë ka fituar vetëm 12 ulëse në Kuvend, deri sa opozita 15.

Kryetari Besim Ilazi ka deklaruar se javën e ardhshme do të dalin me qëndrim për lidhje të koalicioneve.

Ilazi ka treguar se me cilat parti do të lidhë koalicion.

“Besoj që javën tjetër do të fillojmë negociatat me partitë që janë në opozitë dhe po shpresoj që do të kem koalicion. Më të përafërta koalicionet janë me AAK-në dhe LDK-në, por megjithatë gjatë bisedave që do të kemi bashkërisht do të dalim me qëndrim se cili do të jetë koalicioni jonë i ardhshëm”, ka thënë Ilazi.

Ai ka përjashtuar çdo mundësi të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë.

“Jo, nuk do të kemi me Vetëvendosjen ndonjë bashkëpunim, në këtë mandat Vetëvendosjen do ta kemi opozitë”, ka thënë Ilazi.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura më 14 nëntor, Besim Ilazi i PDK-së, ka fituar shtatë mijë e 299 vota, deri sa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka ka fituar gjashtë mijë e 206 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat