​KPK jep detaje për komunikimin e prokurorëve me pushtete tjera

Aktuale

​KPK jep detaje për komunikimin e prokurorëve me pushtete tjera

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dhënë detaje lidhur me një vendim i cili obligon kryeprokurorët dhe prokurorët që t’i njoftojnë mbikëqyrësit e tyre të drejtpërdrejtë.

Përkatësisht Kryeprokurorin e Shtetit dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, lidhur me komunikimin me përfaqësuesit e pushteteve të tjera.

Duke thënë se e gjithë kjo ka për qëllim respektimin e plotë të hierarkisë institucionale dhe funksionimin e sistemit prokurorial në mënyrë sa më të koordinuar dhe efikase.

“Për hir të informimit të drejtë dhe të saktë, ky vendim nuk e kufizon apo ndalon komunikimin me pushtetet e tjera, mirëpo vetëm obligon kryeprokurorët dhe prokurorët që t’i njoftojnë mbikëqyrësit e drejtpërdrejtë për çdo komunikim dhe takim që zhvillojnë me përfaqësuesit e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe me përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare”, thuhet në njofitm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat