Ramabaja e quan të manipuluar Sindikatën e Arsimit, ja çfarë thotë për Qëndron Kastratin

Aktuale

Ramabaja e quan të manipuluar Sindikatën e Arsimit, ja çfarë thotë për Qëndron Kastratin

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 23:03
Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se modeli i mësuesve të Kosovës është shumë i ulët.

Duke komentuar një poezi të recituar nga një nxënëse në komunën e Malishevës, Ramabaja tha se kjo është për shkak se një mësues i letërsisë e lejoi këtë.

Ai po ashtu tha se Sindikata e Arsimit është e manipuluar dhe politizon cdo çështje.

Ramabaja ka quajtur Qëndron Kastratin si njërin prej djemve më të mirë që ka udhëhequr me një komunë në nivel të Republikës.

“Djalë prej më të mirëve që ka udhëhequr një komunë në nivel të Republikës. Ky iracionalitet politik ndikon tek aktivistët dhe edhe tek qytetarët dhe manipulohet edhe me fëmijë me poezi të tilla makabre që është e vërteta. Sepse ky është niveli i shkollës në Kosovë. Po të kishte mësues të letërsisë nuk do të lejohej të lexonte kjo poezi. Këtë nivel të mësuesve e njoh mirë. Kisha mundësinë që të trajnoja disa prej tyre në Zvicër para 10 viteve dhe më të mirë ishin mjekët në gjuhë shqipe se sa mësuesit e gjuhës shqipe. Ky ishte absurdi. Një inspektorat i mirëfillte duhej ta kalonte në ritestim menjëherë një arsimtar që bëri atë shkrim. Prandaj edhe Sindikata e manipuluar Arsimit në Kosovë e keni vënë re se politizon cdo gjë. Nuk i nënshtrohemi testimit e kështu me radhë”, tha ai.

Ramabaja tutje tha se edhe garimi me siglën e PSD-së e dëmtoi Kastratin pasi po të kandidonte si i pavarur do të kishte më shumë mundësi të fitonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat