A ka vija të kuqe PDK-ja për koalicione nëpër komuna? Flet Krasniqi

Aktuale

A ka vija të kuqe PDK-ja për koalicione nëpër komuna? Flet Krasniqi

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 21:59
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se ata nuk përjashojnë marrëveshjet politike në nivel lokal.

“Nuk i përjashtojmë koalicionet me asnjë parti politike dhe asnjë kryetar pavarësisht se nga vinë”, është shprehur Krasniqi.

“Besoj se politikat lokale duhet ta kenë dinamikën e vecantë të veten. Mbështes degët tona për koalicone dhe do t’i kontakoj nga jave e ardhshme. Vendimarrjen jam i prirur t’ua lë atyre. Ju mbetet ayre që t’i marrin vendime e tyre. Kjo do të vlej ku jemi të ftuar dhe ku do të ftojmë për koalicione”.

Ismaili në Rubikon ka theksuar se elektorati nuk mund të kontrollohet nga subjektet politike kur është fjala për të votuar.

“Partitë kanë strukturat e tyre që mund të ndikojnë, por kjo nuk do të thotë që rrjedh deri te qytetari i fundit. Nuk i di 19 mijë votat e Uran Ismailit aksush në Prishtinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat