Dardan Sejdiu pjesë e ekipit të Përparim Ramës?

Aktuale

Dardan Sejdiu pjesë e ekipit të Përparim Ramës?

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 11:04
Dardan Sejdiu dhe Përparim Rama

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës, pak ditë para balotazhit kishte deklaruar se kundërkandidati i LDK-së, Përparim Rama, ka në ekip ish-partiakun e tij, Dardan Sejdiun, ish-nënkryetar i Komunës së Prishtinës, në kohën kur me komunën udhëhiqte Shpend Ahmeti.

Pak ditë pasi Rama u zgjodh kryetar i Prishtinës,media ka kontaktuar Dardan Sejdiun, për ta pyetur nëse ai do të jetë pjesë e kabinetit të Ramës,

Sejdiu, këto deklarime i ka përgënjeshtruar.

"Nuk ka asgjë të vërtet" shprehet Sejdiu.

Ndryshe, kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia gjatë debatit  kishte deklaruar se Dardan Sejdiu ishte i përfshirë në ekipin e Përparim Ramës, duke e quajtur sekret që të gjithë e dinë.

Kujtojmë, që Dardan Sejdiu ishte poashtu anëtarë i partisë Fryma e Re e cila në zgjedhjet e 2010 nuk e kaloi pragun elektoral. Në mars 2011 kjo parti u shkri duke krijuar Vetëvendosjen, duke qenë në mesin e tyre Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti.

Sejdiu u zgjedh si anëtar i këshillit të Prishtinës por dha dorëheqje duke u bërë deputet. Në vitin 2014, ai u zgjodh si anëtar i Kuvendit të Kosovës, duke u bërë kandidati më i votuar i Vetëvendosjes. Ai dha dorëheqje nga posti i deputetit duke u bërë zëvendëskryetar i Komunës së Prishtinës.

Ndërsa, në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit, Dardan Sejdiu nuk arriti ta kalojë pragun për t’u bërë pjesë e Kuvendin të Republikës së Kosovës. Sejdiu ka qenë kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate. Por jo veç ai, por jashtë Parlamentit ka mbetur e gjithë partia e tij, pasi asnjë deputet i kësaj partie nuk ka arritur të bëhet deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat