Pas prezentimit flet ministri Latifi, tregon cili është synimi i tij

Aktuale

Pas prezentimit flet ministri Latifi, tregon cili është synimi i tij

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 13:36
Ministri i ri i Shëndetësisë Rifat Latifi

Ministri i ri i Shëndetësisë Rifat Latifi, që erdhi nga SHBA-ja, ka ripërsëritur disa herë që synon që ta kthejë ‘trurin shkencor’ të larguar nga Kosova duke nënkuptuar kthimin e mjekëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë në vend.

“[Kthimi i trurit mjekësor] tash për tash është koncept në mendjen time detajet e të cilave do t’i njihni derisa ne i përcaktojmë saktësisht.

Fakti se unë kam ardhur këtu nga një rehati në jetën amerikane dhe një pune shumë të mirë është sinjal i fuqishëm që edhe të tjerët të na bashkangjiten në kthimin në Kosovë.

“Kur e kemi pasë kongresin e parë të kirurgëve të Kosovës kemi pasë më shumë se 10 kirurgë eminentë të botës që janë nga Kosova dhe që janë gati me u kthy dhe të kontribuojnë në edukim. Duhet të jemi të hapur dhe të krijojmë strategji se si t’i angazhojmë të gjithë ata që duan të vijnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat