Doruntina Maloku: Ky është fillimi i ringritjes së LDK-së në vendin e saj origjinal

Aktuale

Doruntina Maloku: Ky është fillimi i ringritjes së LDK-së në vendin e saj origjinal

Nga: M.L. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 23:26
Foto e postuar nga Doruntina Maloku në Facebook

Anëtarja e kryesisë dhe Drejtuesja e Departamentit të Komunikimit, Doruntina Maloku, konsideron se rezultati i zgjedhjeve lokale është fillim i ringritjes ringritjes së LDK-së në vendin e saj origjinal.

Ajo në një postim në Facebook ka treguar se nga qershori e këtej me shumë entuziazëm i është bashkuar edhe Përparim Ramës, si pjesë e ekipit të ngushtë të tij në udhëtimin për ta bërë ndryshimin në Prishtinë.

LDK, sot është partia e parë në nivel vendi. Është partia që po rikthen origjinalitetin e saj duke dëgjuar me vëmendje, duke mësuar dhe punuar fort si dhe duke e vlerësuar pa masë mundin e aktivistëve tanë të palodhshëm - puna e të cilëve është shpërblyer”, shkroi Maloku në Facebook.

Postimi i plotë:

Fillimi i ringritjes së LDK-së në vendin e saj origjinal

Gjatë këtyre 8 muajve, që prej ndryshimit të lidershipit në LDK, kam pasur nderin dhe përgjegjësinë që të jem në ekipin e ngushtë të kryetarit Abdixhiku, si anëtare e Kryesisë së LDK-së dhe Drejtuese e Departamentit të Komunikimit, në rrugëtimin tonë të përbashkët në ringritjen e LDK-së.

Gjatë këtyre muajve, gjithë energjinë time e kam shterrur në këtë betejë e cila me shumë se kaq, ishte mision.

Nga qershori e këtej me shumë entuziazëm i jam bashkuar edhe Përparim Ramës, si pjesë e ekipit të ngushtë të tij në udhëtimin e përbashkët për ta bërë ndryshimin në Prishtinë.

Gjatë këtyre muajve, kemi kaluar ditë tepër dinamike, me shumë energji, e shpesh edhe me shumë stres. Kemi kaluar netë pa gjumë. U kemi munguar familjeve tona, fëmijëve tanë, miqve e rrethit tonë.

Por, gjithçka ia ka vlejtur. LDK, sot është partia e parë në nivel vendi. Është partia që po rikthen origjinalitetin e saj duke dëgjuar me vëmendje, duke mësuar dhe punuar fort si dhe duke e vlerësuar pa masë mundin e aktivistëve tanë të palodhshëm - puna e të cilëve është shpërblyer.

Nuk mund të mos e përmbyll këtë mesazh mirënjohjeje pa e falenderuar kryetarin Abdixhiku për besimin që më ka dhënë duke qenë në ekipin e ngushtë të fushatës për gjithë Kosovën. Shefin e Shtabit Qendror, mikun tim Arben Gashin për përkushtimin maksimal dhe durimin; strategjistin kryesor, Akademik Kujtim Shalën; kryetarin e sapo zgjedhur të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën për energjinë pozitive dhe bashkëpunimin e ngushtë; Alban Zogajn për bashkëpunimin dhe korrektësinë.

Ekipi im, Shefqeti, Gentiana, Olti, Aida, Shkupi e Ermali janë njerëzit që përkundër punës maratonike e tepër voluminoze kanë sjellë energji të pafundme pozitive. Ju jam tepër mirënjohëse për gjithçka.

Falenderoj mediet për mbulimin profesional dhe korrekt të aktiviteteve të LDK-së dhe fushatës jo konvencionale për shkak të masave anti-Covid19.

Ringritja jonë sapo ka filluar!

Let's do this💙

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat