Pranë trupit u gjet edhe një armë zjarri, dalin detaje të reja për vdekjen e polices në Gjilan

Aktuale

Pranë trupit u gjet edhe një armë zjarri, dalin detaje të reja për vdekjen e polices në Gjilan

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 18:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Nijazi Azemi ka dhënë detaje shtesë rreth vdekjes së zyrtares së Policisë së Kosovës në Gjilan.

Sipas Ahmetit, pranë trupit të zyrtares policore është gjetur një armë zjarri dhe se në bashkëpunim me Prokurorinë, PK-ja e ka iniciuar rastin si vdekje e dyshimtë.

Më tutje, ai tha se policja ishte e moshës rreth 50-vjeçare dhe se ishte në marrëdhënie të rregullt pune në PK.

“Sot jemi njoftuar për një rast, ku është gjetur një trup i pajetë. Nga njësitet tona është konfirmuar se kemi të bëjmë me një zyrtare policore. Mund të konfirmojmë se zyrtarja në fjalë ka qenë në marrëdhënie të rregullt të punës në Policinë e Kosovës  dhe ka punuar pranë Drejtorisë Rajonale në Gjilan. Ende ne jemi në vendin e ngjarjes dhe jemi në fazën e parë të hetimeve. Trupi është gjetur i pajetë dhe mund t’ua konfirmojmë se pranë trupit të saj është gjetur edhe një armë zjarri dhe prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me PK-në, rastin jemi duke e hetuar si vdekje e dyshuar. Ishte diku rreth moshës 50-vjecare”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat