Dehari: Me votën që hidhni në kuti ju vendosni për të ardhmen tuaj të suksesshme katërvjeçare

Aktuale

Dehari: Me votën që hidhni në kuti ju vendosni për të ardhmen tuaj të suksesshme katërvjeçare

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 16:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se e ka hedhur votën e tij.

Kush nuk voton sot, nuk ka të drejtë të ankohet nesër!”, ka shkruar Dehari në Facebook.

Vota juaj ka forcën e çelësit magjik, që hap dyert e mbarësisë! Me votën, që sot hidhni në kuti, ju vendosni për të ardhmen tuaj të suksesshme katërvjeçare në komunën ku jetoni!

Dehari bëri thirrje që qytetarët të dalin në votime, pasi një gjëtë tillë e ka bërë edhe ai me bashkëshorten.

Ne e hodhëm votën tonë në kuti, hidheni edhe ju!|”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat