Bashkëshorti i Albulena Haxhiut thyen heshtjen zgjedhore

Aktuale

Bashkëshorti i Albulena Haxhiut thyen heshtjen zgjedhore

Nga: M.L. Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 16:00
Alban Krasniqi

Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi nuk arriti të përmbahet nga mesazhet që i thyejnë rregullat e heshtjes zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë tifo për njërin nga kandidatët e VV-së për kryetar të komunës, duke thënë se i njëjti po vjen..

Ndërkohë, postimi ka marr pëlqime edhe nga bashkëshortja e Krasniqit, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Deri në ora 15:00 sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë vouar 23.60% e qytetarëve në 21 komunat e Kosovës që janë në balotazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat