Ish-agjenti del kundër AKI-së: Kjo agjenci nuk është e Kosovës, por e këtyre politikanëve

Aktuale

Ish-agjenti del kundër AKI-së: Kjo agjenci nuk është e Kosovës, por e këtyre politikanëve

Nga: N. Sh. Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 10:52
AKI

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka shkruar për AKI-në.

Përmes një postimi në facebook, Miftari thotë se AKI-ja është agjenci private e interesit të disa milionerëve.

Ai thekson se, Kosova nuk ka agjenci kombëtare të inteligjencës që ruan interesin nacional të shtetit.

Sipas tij, AKI-ja është e disa politikanëve, e që Miftari i përmend me emra.

Më poshtë shkrimi i Miftarit:

AKI Agjencia private e interesit të milionerave

Kosova nuk ka AKI - Agjenci inteligjente kombëtare dhe neutrale që ruan vetëm rendin kushtetus dhe ruan interesin nacional të Kosoves nga ndikimi negativ i jashtëm dhe i brendshëm.

AKI-ja e Kosovës është një agjenci private e Hashimave, Kadriav, Limijave, Isave e Ramushave agjenci që ruan dhe mbron me çdo çmim interesin vetëm të ish-pushtetarëve, bosav të korruptuar, tradhtarëve vendor dhe disa hajdutëve ndërkombëtar karshi popullit ma të izoluar dhe ma të varfër në Evropë ndoshta edhe në botë..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat