Si u përdor AKI-ja për të penguar Gjykatën speciale për arrestimin e Thaçit dhe të tjerëve!

Aktuale

Si u përdor AKI-ja për të penguar Gjykatën speciale për arrestimin e Thaçit dhe të tjerëve!

Idriz Morina Nga Idriz Morina Më 12 nëntor 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim, Hahsim Thaçi dhe Kadri Veseli

Një nga institucionet më të besueshme që duhet ta ketë Kosova, në disa momente ka treguar krizë dhe vështirësi të funksionimit normal.

Shkaktarë kryesorë të saj kanë qenë udhëheqësit e emëruar nga drejtuesit e shtetit, partneriteti Presidencë-Qeveri.

Që nga themelimi i AKI-së, deri tek kreu aktual Petrit Ajeti, nuk kanë treguar përkushtim profesional, paanshmëri, dhe ruajtje të kushtetutshmërisë para së gjithash, në raportet që vareshin prej tyre.

Shefi i parë i AKI-së ka qenë Bashkim Smakaj, i emëruar në vitin 2009, i pasuar përkohësisht nga Agron Selimaj, i cili nuk qëndroi në atë pozitë as dy vite. Pas tij u emërua Driton Gashi, i cili u shkarkua pa e përfunduar mandatin, për shkak të rastit të njohur ‘arrestimi i gylenistëve’.

Ky u pasua nga Shpend Maxhuni, ish drejtor i AKI-së. Edhe ky ishte shumë i përfolur dhe akuzuar. Madje vlerësohej se ai erdhi në këtë detyrë pas një skandali që u zbulua në polici, dhe për të mbyllur disa hesape të klanit Thaçi-Veseli.

Ai u pasua nga Kreshnik Gashi, i cili nuk mundi ta ushtrojë detyrën shumë gjatë, për shkak të përfshirjes në skandale, u shkarkua nga ish-kryeministri Hoti dhe u.d. së presidentes Vjosa Osmani.

Aktualisht nga pesë ish-drejtorët e AKI-së, dy prej tyre janë angazhuar drejtpërdrejt në ekipin e mbrojtjes të Hashim Thaçit nga gjykata speciale në Hagë, Bashkim Smaka dhe Driton Gashi.

Ky fakt është një sinjal i qartë se Hashim Thaçi, por edhe Kadri Veseli mund ta kenë përdorur AKI-në në vazhdimësi, për të zbuluar dosje të fshehta, për të zbuluar emra dëshmitarësh, dhe për të krijuar dhe realizuar operacione për izolimin, keqtrajtimin, frikësimin, ndryshimin e mendjes, dëshmitarëve të mundshëm për krime të luftës apo vrasje politike, në mënyrë që në kohën e paraqitjes në Hagë, pavarësisht ndërlidhjes së provave ato të mos mund të jenë bindëse pa dëshmitarë të gjallë.

Në argumentim të kësaj është deklarata e bërë nga Dhomat e specializuara (gjykata speciale) se “strukturat e sigurisë” po e pengonin të kryente punën e saj.

Hashim Thaçi, madje duke shfrytëzuar këto resurse dhe duke përdor informacionet e AKI-së, përshpejtonte për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, pavarësisht se sa do të mund të ishte e dëmshme.

Pra, është e padiskutueshme se AKI-ja është përdorur nga Thaçi dhe klani i tij për interesa personale të tyre, në mënyrë që ta shmangnin arrestimin, madje qoftë edhe duke e zhbërë gjykatën speciale, si kanë vepruar, PDK-AAK-NISMA në vitin 2017, që nëpërmjet Kuvendit me votë ta shuanin gjykatën speciale, me anë të një Projektligji, me fjalinë e vetme, nenin e vetëm: Shfuqizohen ligjet për themelimin e Dhomave të specializuara...

Gjykata Speciale e ka mundësinë dhe kompetencën që të kërkojë hetim të një pjesë të strukturave të AKI-së me motiv për gjetjen e provave për përfshirje të saj ‘në lidhje me shërbimin dhe luftën speciale që kishte ndërmarrë kundër gjykatës speciale dhe drejtësisë’.

AKI-ja mban përgjegjësinë edhe për moszbulimin e akteve të vjedhjes së dosjeve nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Kosovës në Prishtinë, e po ashtu edhe të dosjeve në policinë në Pejë.

AKI-ja, nuk ka gjurmë se ka vepruar për t’i shthurur grupet e organizuara kriminale të lidhura me nivelin e lartë shtetëror. AKI-ja nuk e ka dekonspiruar financimin e SHIK-ut, që nga shuarja e tij, formale, por që njerëz të tij kanë vepruar hapur në mbështetje të Thaçit dhe Veselit, madje me pagesa të rregullta mujore.

Një nga dështimet më të mëdha të saj, është dështimi për ta parandaluar ish presidentin Thaçi në përpjekjen e tij për ndarjen e Kosovës me Serbinë.

Ka lejuar apo nuk e ka parandaluar që një serb spiun i BIA-s të bëhej këshilltar i Hashim Thaçit president. Ka dështuar, t’i spastrojë institucionet nga njerëzit e SHIK-ut, si në Qeveri, Presidencë, Kuvend, në administratë, në polici, gjyqësi, prokurori, në shëndetësi, arsim etj. AKI-ja ka dështuar të zbulojë apo të pengojë planet për vrasjet e dëshmitarëve të gjykatës speciale, në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat