Ahmeti: Nuk janë as 46 mijë as 55 mijë banesa pa leje në Prishtinë

Aktuale

Ahmeti: Nuk janë as 46 mijë as 55 mijë banesa pa leje në Prishtinë

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 22:22
Shpend Ahmeti

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk janë as 46 mijë as 55 mijë banesa pa leje në Prishtinë, teksa shtoi se në vitin 2014 e kanë bërë një vlerësim dhe kanë qenë 46 mijë shkelje të ligjit, ku përfshihen edhe mbylljet e ballkoneve.

Ahmeti në Facebook tha se prej atëherë ka ndërruar ligji edhe njëherë duke e shtyrë edhe datën e aplikimit.

“Në ndërkohë janë rrënuar plotë objekte edhe nga inspekcioni dhe tepër më shumë janë rrënuar vetë për shkak të ndërtimeve. Janëe legalizuar mbi 1000 ndërtime, e prej të cilave plotë përfshijnë nga disa shkelje të ligjit. Sot janë shumë më pak”.

“Njëri kandidat nuk ishte azhurnuar nga 2014 dhe nuk kishte sigurinë që ta mbronte numrin. Tjetri kandidat përdori komunën si burim pa qenë fare as mundësia teorike, dhe tha se janë 55 mijë banesa pa leje. në këtë nuk ka as logjikë. Tjetri pastaj tha nashta janë bërë në mandatin e dytë që do të thote se ai tha 1ë 11,000banesa pa leje janë ndërtuar. a e dini sa janë 11,000 banesa?Debatet janë të domosdoshme por jo të bazuara në numra inekzistent”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat