“Tuxhar”/ Vjen goditja për Grenellin: Ja kush ia përmend bizneset private – “Nuk je as hija e Holbrukut”

Aktuale

“Tuxhar”/ Vjen goditja për Grenellin: Ja kush ia përmend bizneset private – “Nuk je as hija e Holbrukut”

Nga: N. Sh. Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 15:13
Richard Grenell

Profesori universitar, sociologu, Fadil Maloku ka reaguar ndaj ish-ambasadorit të SHBA-së në Gjermani dhe të deleguarit e ish-presidentit Trump, Richard Grenell.

Maloku në reagimin e tij, e quan Grenellin tuxhar.

Ai ia përmend edhe bizneset private të tij që ka me disa politikanë.

Maloku thotë se Grenell nuk është as hija e Richard Holbruk, që u bë shkas i bombardimit të Serbisë.

Reagimi i plotë:

R. Grenell, ka qenë më shumë tuxhar global i KTN-ve, se sa i dërguar i Shba-ve

Sot në Merdare, në rrugën për Beograd tuxhari kontravers që para ca viteve kishte veshur edhe "këmishën" e të ish dërguarit të ish Presidentit (poashtu kontravers!) D. Trump, paska deklaruar;

"S'pari, unë nuk jam më me qeverinë amerikane. Unë vij këtu si qytetar i lirë. Jam këtu vetëm si qytetar privat nga administrata Trump dhe vij sepse jemi të frustruar”, tha Grenell, para gazetarëve.

Unë i them këtij far tuxhari; uroj që më kurrë të mos e përfaqësosh Ameriken e madhe si model tē demokracisë globale, sepse, thjesht ju dhe do si ju me injorancën dhe sharlatantizmin tuaj diplomatik, vetëm sa do turpëroni ate!?

Në Beograd (te Vuqiçi) dhe Tiranë (te Rama), tash e tutje mund të takoheni shlirë ... duke bërë kokrrën e qefit! Dhe poashtu të bëni edhe biznes privat me të njëjtit! Rruga që keni marr sot, vetëm sa e dëshmon se ju atëbotë më shumē ishit tuxhar global (jo shkaku i shkathtësisë suaj biznisore, që e zhvilluat pasyshim përmes ish pozitës që kishit në afministratën Trump), se sa ndonjë i deleguar serioz i Shba-ve!

Ju madje, nuk ishit as hija e të ndjerit ("bulduzherit" ) Richard Holbruk, që u bë shkas i bombardimit të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat