Maliq Nimani, kontrabanduesi recidivist i naftës në veri të Mitrovicës

Aktuale

Maliq Nimani, kontrabanduesi recidivist i naftës në veri të Mitrovicës

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 00:10
Mitrovica

Për dhjetë vjet ndaj kontrabanduesve institucionet ligj-zbatuese kanë shqiptuar gjoba në rastet kur janë zënë nën vlerën prej 5 mijë euro, e në rastet kur janë zënë me mall mbi këtë vlerë, i kanë rënduar me kallëzim penal.

Por, pikërisht për shkak të zbrazëtisë ligjore që ata mund të zihen me dhjetëra e qindra herë dhe vetëm të gjobitën pa u përballur direkt në gjykatë, ka bërë që ata të tregohen të kujdesshëm me vlerën e mallit që kontrabandojnë.

Shembulli tipik është i dyshuari Maliq Nimani nga fshati Vaganicë i Mitrovicës, i arrestuar me 13 tetor.

Media ka siguruar disa raste kur Nimani ishte zënë nga Njësitet Antikontrabandë të Doganës dhe Policisë së Kosovës, që nga viti 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat