“Shqetësuese ta dëgjoj”, Rama i reagon në debat Vitisë

Aktuale

“Shqetësuese ta dëgjoj”, Rama i reagon në debat Vitisë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 21:25
Pamje nga debati

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës për herë të parë janë përballur sonte në një debat.

Ata kanë nisur me përplasje që në fillim të debatit.

Debati mori flakë pasi Arben Vitia i Vetëvendosjes tha se Qeveria do ta ndihmojë shumë atë nëse fiton garën për Prishtinën.

“Programi im do të mbështetet nga Qeveria sepse çdo pikë është bërë në fizibilitet me çdo ministri”, tha ai.

Kjo ngjalli reagimin e Ramës i cili e pyeti se a do të thotë kjo që Qeveria nuk do ta ndihmojë atë nëse bëhet kryetar.

Rama tha se për të është shumë shqetësuese që ta dëgjojë një deklaratë të tillë.

“Thoni që Qeveria nuk do të më ndihmojë prej të hënës kur unë do ta fitojë garën? Për mua është shqetësuese ta dëgjojë këtë që thoni. Unë kam dhënë gjithë këtë për të ndihmuar për të mirën e qytetarëve. Unë po dëgjojë të thoni se nuk do të më ndihmoni. Qeveria është e të gjithëve. Duhet të jetë e njëjta për të gjithë”, tha ai.

E Vitia tha se ai ka raport tjetër me Qeverinë.

“Jo në asnjë mënyrë por dihet se raportet e mia me qeverinë jën të një niveli tjetër. LDK është një subjekt, i cili tani ka një luftë politike më shumë se një luftëë programore në Prishtinë duke dashur që përmes kësaj lufte ta bëjë opozitën. Kjo do ta penalizojë qytetarin e Prishtinës”, tha Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat