“S’ka “Ballkan të Hapur” pa Serbi të hapur”

Aktuale

“S’ka “Ballkan të Hapur” pa Serbi të hapur”

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 20:39
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk e përkrahë iniciativën “Ballkani i Hapur” sepse Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës.

Ai është shprehur se nuk mund të ketë Ballkan të Hapur me Serbi të mbyllur.

“Sa i përket Minishengenit, Serbia nuk i pranon diplomat, dokumentet, vulat. Nuk ka “Open Ballkan” për Serbi të mbyllur me Kosovën. Le të hapet një herë Serbia”, tha Kurti.

Sipas tij ai nuk i përket atyre liderëve që besojnë në vetmjaftueshmërinë e Ballkanit.

“Unë nuk u përkas liderëve politik që besojnë në vetmjaftueshmërinë e Ballkanit, të liderëvë që duket se po bëhen bashkë që vazhdimisht të ankohemi për BE-në. Unë jam kritik ndaj BE por pa cinizëm dhe hidhërim”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat