Peci thotë se për ministrin e ri të Shëndetësisë vendos Kurti: Synojmë buxhet prej 100 milionë €

Aktuale

Peci thotë se për ministrin e ri të Shëndetësisë vendos Kurti: Synojmë buxhet prej 100 milionë €

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, pas përfundimi të mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur konferencë për medie.

Peci para gazetarëve nuk ka treguar se cili do të jetë emri i ri i ministrit të Shëndetësisë, pasi që sipas tij, për të vendos kryeministri.

“Këtu kam dalë për të diskutuar për zhvillimet e fundit se cili do të jetë emri i ministrit të ri të shëndetësisë do ta vendos kryeministri”.

Derisa ka folur për projektligjet që janë miratuar në mbledhjen e Qeverisë, Peci tha se synojnë që buxhetin vetanak ta kenë 100 milionë euro.

Standardet IPA janë melanizma i vendeve që synojmë anëtarësimin në BE dhe krijimi i mënyrë standardeve, në fushën e bujqësisë do t’i mundësojnë Kosovës qasje në fondet e IPA por edhe në proceset e tjera”.

Me këtë ligj që e aprovuam do të kemi mundësinë e rritjes më të madhe të sektorit të bujqësisë dhe fermerëve, në kuadër të masave buxheti për vitin 2022 do të jetë 70 milionë euro dhe synojmë që buxhetin vetanak ta kemi 100 milionë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat