Si e parasheh Kodi Penal i Kosovës mbrojtjen e të drejtës së votimit

Aktuale

Si e parasheh Kodi Penal i Kosovës mbrojtjen e të drejtës së votimit

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Përderisa jemi në fushatën zgjedhor të balotazhit, i cili do të mbahet të dielën, dhe mundësitë për manipulimin e votave do të rriten, kjo e fundit dënohet në bazë të kodit penal.

Por si e parasheh Kodi Penal i Kosovës këtë gjë dhe mbrojtjen e të drejtës së votimit.

Këtë e ka sqaruar më së miri, Bejtush Isufi në rrjetin e tij social.

Postimi i plotë:

KODI PENAL I KOSOVËS DHE MBROJTJA E TË DREJTËS SË VOTIMIT

………….

Neni 210. Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve

Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, ose me keqpërdorim të varësisë ekonomike dhe profesionale të votuesit ndikon ose detyron votuesin në Republikën e Kosovës që të votojë në mënyrë të caktuar ose të mos votojë në zgjedhje, dënohet me një (1) deri në pesë (5) vjet burg.

………….

Neni 212. Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin

1. Kushdo që premton, ofron ose jep ndonjë përfitim ose dhuratë të pamerituar ndonjë personi, me qëllim që të ndikojë atë person për të votuar, për të mos votuar, për të votuar në favor apo kundër një personi apo propozimi të caktuar ose për të hedhur një votë të pavlefshme në zgjedhje apo në referendum, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

2. Kushdo që kërkon ose pranon ndonjë përfitim ose dhuratë të pamerituar për vete ose për ndonjë person tjetër, ose pranon ofertën apo premtimin për përfitim apo dhuratë të tillë, për të votuar ose për të mos votuar, për të votuar në favor apo kundër një personi apo propozimi të caktuar ose për të hedhur një votë të pavlefshme në zgjedhje apo në referendum, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

3.Kushdoqëshërbensindërmjetësuesdheshkelparagrafin1.ose2.tëkëtijneni,dënohetme burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

4. Nëse vepra penale nga paragrafët 1. deri 3. të këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare në lidhje me votimin, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet.

5. Dhurata apo përfitimi i pranuar apo i ofruar në kundërshtim me këtë nen konfiskohet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat