Gjendja e personit që u plagos mbrëmë në Gjilan është stabile

Aktuale

Gjendja e personit që u plagos mbrëmë në Gjilan është stabile

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Mbrëmë ka ndodhur përleshje me armë zjarri në lagjen “Arbëria” në Gjilan ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Pas trajtimit të të plagosurit në Emergjencën e Gjilanit, ai u transferua për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën e Ortopedisë.

Gjendja e tij është stabile.

Kështu tha drejtori i Klinikës së Ortopedisë Gani Jashanica.

“Ne e kemi pranuar për ta përcjell gjendjen e tij sepse plaga ka qenë me armë zjarri. Plaga ka qenë tejshpuese në kofsh. Pra, nuk ka prekur artieret por vetëm disa inde të buta”.

“Ne e kemi përcjell gjendjen e tij dhe gjendja e tij e përgjithshme ka qenë stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat