Mësojeni arsyen pse Thaçi refuzoi të takohet me zyrtarët e MD-së

Aktuale

Mësojeni arsyen pse Thaçi refuzoi të takohet me zyrtarët e MD-së

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 21:50
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli, ditë më parë nuk kanë pranuar që të takohen me delegacionin e Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës, të cilët kishin shkuar në një vizitë në Gjykatën Speciale.

Rreth këtij refuzimi të bërë nga dy ish-luftëtarët e UÇK-së ka folur ish-këshilltari i presidentit, Ismail Syla.

Ish-presidenti dhe ish-kryetari i parlamentit nuk janë të hatruar me dikë nga stafi, por me shefen e tyre, Albulena Haxhiun po.

“Po si mos të refuzohet një vizitë kur njëra nga ato që qenka prononcuar midis parlamentit e quan njërin prej atyre kriminel, pra dikë që të akuzon e të etiketon?” – u përgjigj Syla.

Lidhur me këtë ditë më parë foli edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Zyrtarët e Ministrisë e kanë pasur një vizitë në Gjykatën Speciale. Ne i kemi dhënë qëndrimet tona se si nuk do të duhej bëhej Gjykata Speciale por që tani është një fakt që nuk mund ta zhbëjmë. Ne kemi qenë në viztë, i kemi vizituar përveç z. Thaçi dhe z. Veseli, të cilët nuk kanë dashur që të takojnë përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë. Thaçin dhe Veselin jo, s’kanë dashur”, deklaroi Haxhiu.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë paraqitjes së tij të parë në Hagë, ishte deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore “dhe u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat