Haxhiu deklaroi se Thaçi e Veseli refuzuan t’i takojnë, ky është reagimi i djalit të ish presidentit

Aktuale

Haxhiu deklaroi se Thaçi e Veseli refuzuan t’i takojnë, ky është reagimi i djalit të ish presidentit

Nga: A.M. Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 12:32
Endrit dhe Hashim Thaçi

Sot është bërë 1 vit, që nga arrestimi i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.

Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka treguar se zyrtarë të Ministrisë kanë tentuar të takohen me Thaçin dhe Veselin, por këta te fundit nuk kanë dashur të zhvillojnë një takim të tillë.

Ndërkaq, djali i ish presidentit Thaçi, Endriti ka bërë dy reagime në profilin e tij në Instagram, shkruan "Bota sot".

Image
Insta

Ai në reagimin e parë, ka publikuar një foto me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e përcjell më mbishkrimin “Liria ka emër”.

Ndërkaq, në reagimin e dytë, Endriti ka publikuar një foto me babin e tij në presidencën e Kosovës.

Image
Endrit dhe Hashim Thaçi

Në foto ka vendosur datën “05 Nëntor 2020”, pra ditën që është arrestuar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat